Rumori di Spogliatoio

(ALB) Liga e Kampioneve: Levadia - Krusejders, kronika e ndeshjes. Ekipi gjysëm profesionist nga Irlanda e Veriut gati për Skënderbeun.

Angelo PalmeriComment

Formacioni:

LEVADIA: 30.Pikker, 3.Rakhmanov, 4.Laitinen, 5.Elhussieny (Subbotin 88), 11.Teever (K), 17. Luts, 18. Kruglov, 22. Pikk, 29. Rähn, 38 Pecha (Saag 72)
Rezervë: 12.Shirokov, 2.Ojamaa, 10.Subbotin, 19.Peetson, 20.Martin, 23.Artjunin, 25.Saag
Golashënues: Luts 22
Ndëshkuar: Antonov  

KRUSEJDERS: 1.O’Neill (K), 2.Joe Burns, 5.Magowan, 11.Robinson, 12.Caddell (Clarke 79), 14.Forsythe, 17.McClean, 18.Owens (O’Flynn 70), 22.Heatley, 25.Carvill (O’Carroll 90+3), 27.Mitchell
Rezervë: 21.McKibbin, 3.Stewart, 10.O’Carroll, 15.O’Flynn, 19.Snoddy, 20.Clarke, 24.O’Hanlon
Golashënues: Carvill 4
Ndëshkuar: Robinson, Carvill


Heliand Dema, Tallinn
në bashkpunim me Andi Kasmi (Pjesa e Tretë)

(Angelo Palmeri /RdS)

(Angelo Palmeri /RdS)

Një ditë vere e zymtë dhe me shi ka mbuluar Talinin teksa cdo gjë bëhet gati për ndeshjen e kthimit midis Levadias dhe Krusejders në nje A. Le Coq Arena thuajse të boshatisur. Hera e fundit që kemi qënë në këtë stadium, daton dy vite më parë, kur Kukësi barazonte 1-1 me Flora Talin me gol të Gerhard Prognit. Gol që i siguroi ekipit shqiptar kualifikimin për turin tjetër të Europa Ligës. 

Krusejders vjen në këtë takim për dy rezultate, barazimin me gola ose fitoren. Nga ana tjetër Levadias i duhet vetem të fitoj për të kaluar në turin tjetër. Ndeshja e parë në Belfast pati përfunduar me rezultatin e bardh 0 - 0.

Dita e zymtë shumë shpejt kthehet në një fortunë për vendasit, pasi Krusejder kalon në avantazh që në minutën e 4’ me anë të  Carvill. Aksion që nis pas insistimit të Paul Heatley pranë zonës, i cili me nje top te gjate pas shine të dy mbrojtësve vendas gjën të lirë Carvill, një nga lojtarët e afruar këtë verë tek Crusaders, që nuk e ka të vështirë për të mundur portierin Priit Pikker. Një goditje e rëndë për Levadian, të ciles i nevojiten dy gola për të kaluar në turin tjetër: një mision aspak i lehtë.

Në A. Le Coq Arena mbizotëron një qetësi vdekje. Të vetmit që dëgjohen janë rreth 50 tifoz miq, me siguri të ndihmuar paksa edhe nga ndonjë gotë birrë, të cilët brohorisnin e këndonin në kor. Daullja Estoneze, e cila “tundte” arenën përpara ndeshjes, tashme nuk dëgjohet me.

(Angelo Palmeri/RdS)

(Angelo Palmeri/RdS)

Minutat kalojnë dhe është gjithmon Levadia që kërkon me ngulm golin e barazimit. Krusejders është e tërhequr e gjitha në gjysmefushen e saj, në ruajtje të avantazhit, duke tentuar herë pas here kundersulmin.

 

Në minuten e 21’ është sërisht Cavill që bëhet protagonist, këtë herë duke shkaktuar një goditje dënimi afër zonës së skuadrës Irlandezo-Veriore. Një karton i verdhë i merituar, pavarësisht protestës së Krusejders.

Luts mer hov nga një distancë prej 23 metrash dhe shënon një eurogol. Një goditje fantastike e cila përfundon në trekëndeshin e majt. Një fotokopje e golit të Ergys Kaçes kundër Francës në Elbasan Arena. Portieri O'Neill nuk mund të bëntë asgjë vec të shoqerontë topin që I drejtohej rrjetës Britanike. Një gol shprese për Estonezët, tashmë të ndihmuar edhe nga ata pak tifozë vendas, kërkojnë të kthejnë gjithçka në këtë pjesë të parë.

(Angelo Palmeri / RdS)

(Angelo Palmeri / RdS)

Megjithate loja e Levadias ishte shumë e lexueshme. Topa të gjatë për sulmuesin Teever, i cili duke bërë pykën e kthente gjithmon pas tek kolegët e tij të cilet mundoheshin të çanin mbrojtjen e ngjeshur të miqve.

Teksa minutat kalojnë, lodhja duket ndjeshëm tek irlandezo-verioret teksa përpiqen në çdo mënyrë të ulin ritmin e lojës. Pas vetëm 2 minutave shtesë, arbitri gjeorgjian çon të dy ekipet në dhomat e zhveshjes me rezultatin e barabartë 1 me 1.

(Angelo Palmeri / RdS)

(Angelo Palmeri / RdS)

Një pjesë e parë aspak e bukur nga të dyja ekipet. Fizikisht Levadia më lartë, ndoshta edhe për faktin se kampionati në Estoni është në aktivitet. Në anen tjeter Crusader vijnë nga një tur parapërgatitor vere. Dukej qartë niveli thuajse amator i ekipit irlandezo-verior të cilët nuk arrinin dot të organizoheshin për te dalë ne sulm. Pa një ide të qartë loje dhe gjithmon duke humbur topin pas dy pasimeve, shpresa e tyre për pjesen e dytë është mbajtja e rezultatit në të njëjtat shifra.

Pjesa e dytë fillon aty ku përfundoi e para, me Levadian në sulm në kërkim të avantazhit dhe Krusejder duke u mbrojtur mirë dhe kundërsulmuar në ato pak hapesira të lena pas. Në ndryshim nga pjesa e parë ku estonezët luajtën më shumë me topa të gjate, në të dytën ata luajnë me pasime te shkurtra. Luts dhe Teever e gjejnë mire njëri tjetrin, por e kanë shumë të vështirë të finalizojnë përpara O'Neill. Minutat kalojnë dhe sërisht duket qart lodhja tek Krusejders, të cilët mundohen të shfrytëzojne çdo ndalim loje për tu shtrire në toke e për disa minuta çlodhje.

(Angelo Palmeri / RdS)

(Angelo Palmeri / RdS)

Në një kundersulm në minutën e 86’ Carvill pason sakt tek Heatley i cili shmang mbrojtësin kundërshtar dhe lëshon nje parabole drejt portës e cila përfundon në traverse. Ky do te ishte edhe momenti më i bukur i kesaj pjese të dytë.

Pas 4 minutave shtesë përfundon dhe ky takim me rezultatin 1-1, çka i jep mundësinë kampionëve të Irlandes së Veriut të kalojnë në turin tjetër, aty ku i pret Skenderbe.

 

Profili i Krusejders:

(Angelo Palmeri / RdS)

(Angelo Palmeri / RdS)

Një skuader pothuajse amatore e cila nuk u duk të kishte shumë lidhje me futbollin britanik. Fizikisht më dobët se sa kundërshtari, mbroheshin mirë por nuk kishin ide të qartë organizimi, sidomos për të dalë në kundërsulm. Aktorë shumë të mirë për të marre ndonjë goditje dënimi, teksa kundërshtonin thuajse çdo vendim të gjyqtarit.

Skënderbeu duhet të siguroj kualifikimin që në ndeshjen e parë, duke shënuar sa me shumë, mision aspak i lehtë duke parë mbrojtjen e ngjeshur të kundërshtarit. Megjithatë shanset e ekipit tone për të kaluar ne turin tjetër janë shumë herë më të larta se Krusejders.

Kuriozitet: I gjithë ekipi irlandezo-verior ka një vlere prej 350.000 Eurosh, aq sa kushton edhe kartoni i mbrojtësit Tefik Osmani te Skënderbeut.